Eksperti dhe kordinatori i shoqatës së Gjeodeteve, Romeo Nazarko ka folur në një intervistë për Fax News mbi procesin e legalizimit në vendin tonë, duke theksuar se ky proces nuk është mbyllur ashtu siç pretendon kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Nazarko thotë se është përzgjedhur varianti më i gjatë për zgjidhjen e legalizimit, duke shtuar se ata kanë propozuar variante më të mira.
Ndër të tjera, Nazarko e quajti Kadastrën si Banka e vërtetë e Shqipërisë ku janë të grumbulluara parsuritë e të gjithë shqiptarëve. Ai u shpreh se fakti që Kadastrës i kushtohet zero rëndësi do të thotë se po kryhet tradëhti kombëtare.
Intervista:
Rritje e numrit të objekteve të legalizuara?
Nazarko: Ashtu siç e dëgjuam zotin Lamen, janë dhe shqetësime që ne kemi 3 vjet që diskutojmë. Në asnjë rast nuk kam dashur t’i kundërshtoj. Zoti Lame e konsideroi të mbyllur procesin e legalizimit. Ne si grup interesi nuk e konsiderojmë të mbyllur. Nuk ka arritur diku te 60% të të gjithë pasurive të legalizuara, pavarësisht numrit dhe stafit të madh që ka shtuar në këtë isntitucion. Ai vazhdon me mentalitetin e vjetër që këtë proces duhet ta mbyllë shteti. Maqedonia dhe Kosova e kanë mbyllur sepse procesin teknik ia kanë deleguar kompanive private, të cilat kanë të gjitha burimet. Jemi në këtë fazë përshkak të keqmenaxhimit. Ky e ka nxjerrë jashtë loje privatin. Po punëson inxhinierë jo të profilit. Ata japin leje legalizimi gabim.
Si duhen menaxhuar një gabim teknik?
Nazarko: Janë gabime njerëzore përshkak të emërimeve nga profesione të ndryshme. Në momentin që dalin titujt e pronësisë, atëherë duhet drejtuar gjykatës. Gabime të ndryshme ka pafund në atë institucion. Ne kemi tre vite që ngremë zërin. Pranimin e dështimit të regjistrimit të pasurive të palujtshme shtet. Është 4%. Nga ana tjetër përmendi që opozita nuk mund ta ndryshojë ligjin 2020 për arsye se nuk ka më pasuri shtet. Të dalësh të pranosh që unë kam dështuar në regjistrimin epasurive shtet, si mund të të besojnë qytetarët për regjistrimin e pasurive private.
Çfarë sugjeroni?
Nazarko: Për të zgjidhur një problem ka disa variante. Nëse një drejtues zgjedh variantin më të gjatë, atëherë po vonon procesin. Ne kemi propozuar variente të ndryshme. Legalizimi nuk është proces tenkin, por proces juridik. Në momentin që t’i e zgjidh ligjërisht që këto objekte legalizohen, atëherë lërja në dorë qytetarit të zgjedhi një studio ligjore dhe të mbyllë procesin. Nuk ka asnjë forcë politikë që ka interes të mbyllet ky proces, sepse duan ta shfrytëzojnë për vota.
Shërbimi privat kosto e shtuar?
Nazarko: ALUIZNI ka ardhur në kundërshtim me ligjin. Aty abuzimi është shumë imadh. Procesi i legalizmit nuk ka punë me individin, ka punë me objektin. Kur të paraqisë interes çdo person paguan detyrimet që ka, paguan dhe merr pronën.
Kadastra?
Nazarko: Kadastra është banka më e madhe e Shqipërisë. Nuk është Banka e Shtetit. Aty janë pasuritë e doktorëve, prokurorëve, kriminelëve, inxhinierëve, gazetarëve, dhe të gjithë shqiptarëve është aty. Ne i kushtojmë zero rëndësi. Kjo është tradhëti e pasur ndaj atdheut. Lame një ndër tradhëtarët më të mëdhenj të atdheut sepse ka bllokuar turizmin në vend, fermat, eksportin, sepse asnjë nuk mendon të eksportojë nëse nuk ka siguri te prona.
(E.H/Faxweb.al)