Policia e Shkodres ka arrestuar mbrrëmjen e ditës së hënë biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës, të cilët gjatë kontrollit i kanë gjetur atij një pistoletë pa leje.
Ai është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.
Gjithsesi, Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ka qenë edhe zv/president i Vllaznisë.
Isuf Isufi është vellai i shtetasit Hasan Isufi, në Prill të vitit 2020, plagosi një shtetas.