Efektet e koronavirusit Covid-19 nuk kanë të bëjnë vetëm me ata që janë prekur prej tij. Shpërthimi ka dhënë një goditje të fortë në ekonominë kineze, por edhe në industrinë e turizmit në mbarë botën.
Në Greqi, rreth 200 mijë turistë shkuan në 2019 dhe së paku, 250 mijë priteshin këtë vit, njofton Euronews. Ishulli i Santorinit është një destinacion shumë i dashur për turistët kinezë. Por që nga shpërthimi, ata nuk po duken tani.
Mund të duket jo gjë e madhe, por është serioze, pasi turistët kinezë udhëtojnë në periudha me pak kërkesë për resorte turistike, veçanërisht në dimër, kur ata kanë pushimet për festën e Vitit të Ri Hënor. Gjithashtu, njerëzit nga Kina kalojnë më shumë ditë me pushime sesa mesatarja e turistëve të tjerë nëpër botë.
Nga turistët që venë në Greqi, 90% përfundojnë në Santorini.
“A ka ndonjë kinez aty?”
Ishulli tashmë ka pësuar “anulimin domino”, jo vetëm nga Kina, por edhe nga turistët nga pjesa tjetër e botës, që i anulojnë pushimet e tyre sapo mësojnë se ka kinezë në Santorini.
Nga 3000 kinezë që priteshin në këtë periudhë, as 1000 nuk kanë mbërritur në ishull.
Aziatikët në Evropë kanë rënë viktimë e izolimit, e distancimit, pasi shumë i konsiderojnë ata si mbartës të virusit, në një kohë kur mjaft prej tyre as kanë vënë këmbë në Kinë.
Kur Euroneës po intervistonte një turist nga Koreja e Jugut, një burrë në një makinë që po kalonte i bërtiti atij, duke i thënë se duhet të kishte vënë maskë.