James Çarles, një makeup artist i njohur në Youtube me 25 milionë ndjekës ka pranuar se ka shkëmbyer mesazhe seksuale me dy djem të moshës 16-vjeç, duke menduar se ata ishin 18 vjeç.
Në një video 14- minutëshe të cilën e ka postuar në kanalin e tij në Youtube, ai shprehet se e ka pranuar veprimin e tij të gabuar.
Këto akuza ndaj youtuberit Çarls janë shfaqur dhe më herët në rrjete sociale. Akuza e parë nisi nga një adoleshent për ngacmim seksual, por James e mohoi tërësisht akuzen.
Ndër të tjera ai është shprehur se përveç këtij rasti, ai ka patur dhe dy incidente të tjera ku është shprehur se ka qënë i vetëdijshëm se personat që ka kontaktuar kanë qënë të mitur dhe ka pranuar se mund ti kishte kontaktuar ata në platforma të tjera sociale përvec Youtube-it, ku ne ktë mënyrë të gjente dhe moshat e tyre reale. Në video ai është shprehur se : “Këto biseda nuk duhet të kishin ndodhur kurrë!”
Në fund të videos James ka kerkuar falje publike dhe ka thënë se do të hiqte dore për pak kohë nga rrjetet sociale për ta ”edukuar” veten ne këtë ceshtje.