Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Ka edhe surpriza; “Forbes” rendit 10 futbollistët më të paguar në botë

Revista e mirënjohur amerikane “Forbes” ka përditësuar listën e 10 futbollistëve më të paguar në botë për vitin 2020. Janë emra të njohur, të cilët fitojën më shumë përmes sportit që luajnë dhe rrugëve të tjera sponsorizuese. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në “Forbes”.

Argjentinasi zgjidhi një dramë kontraktuale disa javore me Barcelonën për të zënë vendin e parë me 126 milionë dollarë, i ndjekur nga portugezi i Juventusit, me 117 milionë dollarë. Tifozët e futbollit kanë një objekt të ri magjepsës, Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG, i cili ngjitet në vendin e katërt të listës me 48 milionë dollarë.

Mbappe është ylli i klubit parizien dhe i kombëtares franceze, pasi ka grumbulluar 103 gola në të gjitha garat, që kur u bë profesionist, pesë vite më parë. Në moshën 19 vjeç, ai u bë lojtari më i ri që shënon gol në Kupën e Botës, që nga legjendari Pelé (i cili e bëri atë më 1958, në moshën 17 vjeç). Ai është përpara dy liderëve të futbollit, kur ishin në moshën e tij.

Mbappe tashmë ka 12 gola më shumë në karrierë se Messi dhe 76 gola më shumë se Ronaldo në moshën 21 vjeç. Më poshtë mund të njiheni me “milionerët” e kësaj loje magjike, sipas një rendi zbritës, nga i dhjeti (De Gea) tek i pari (Ronaldo):

10. De Gea (Manchester United) – 22 milionë dollarë.

9. Lewandowski (Bayern Munich) – 23 milionë

8. Bale (Real Madrid) – 24 milionë

7. Griezmann (Barcelona) – 27 milionë

6. Pogba (Manchester United) – 28 milionë

5. Salah (Liverpool): 20 milionë rrogë, plus 11 milionë nga sponsorët, për gjithsej 31 milionë dollarë

4. Mbappé (PSG) – 23 milionë pagë, plus 12 milionë nga sponsorët për gjithsej 35 milionë dollarë

3. Neymar (PSG) – 65 milionë pagë, plus 15 milionë nga sponsorët për gjithsej 80 milionë dollarë

2. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 58 milionë pagë, plus 40 milionë nga sponsorët për gjithsej 98 milionë dollarë

1. Messi (Barcelona) – 78 milionë pagë, plus 29 milionë nga sponsorët për gjithsej 107 milionë dollarë

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *