Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, i cili ka ardhur nga Kosova në Shqipëri për të gjetur dashurinë e jetës, duket se së fundmi ka pasur probleme me policinë.
Burime për “Iconstyle.al” kanë filmuar konkurrentin në bulevardin e Tiranës, teksa ishte ndaluar nga policia e qytetit dhe po i bëhej një kontroll imtësishëm trupor, por edhe makinës së tij luksoze, që duhet se i ka rënë në sy dhe punonjësve të Policisë që janë në patrullim gjatë natës.
Mësohet se i riu nga Kosova, që kohët e fundit ka hapur dhe biznese në Tiranëe, është shoqëruar më pas në polici, mirëpo ende s’e dimë ç’ka ndodhur më tej me konkurrentin, dhe as nëse ndaj tij është prerë apo jo urdhër arresti.