Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

‘Godet’ këngëtarja e njohur: Atij që shembi teatrin në emër të popullit kur populli flinte, duhet me ia lëvdu nanën

Në një postim në Facebook, Rita Ndoci artistja shkodrane e cila së bashku me motrën e saj Juli Ndoci jetojnë prej shumë vitesh në emigracion ka shpërndarë qëndrimin e kësaj të fundit pas shembjes së dhunshme të një prej godinave historike të Tiranës, Teatrin Kombëtar.

“Kultura nuk është luks qe blihet apo shitet. Ajo është baza shpirtërore e cila na siguron aftësinë e brendshme për të mbijetuar” me këtë shprehje të Richard Weizsäcker ka nisur statusin e saj Juli Ndoci e cila ka bërë paralelizëm mes regjimit monist dhe aksionit të fundit të qeverisë së Edi Ramës.

Statusi i plotë:
“Prononcimi i motres teme Juli Ndoci. Juli nuk ka as Facebook e as Instagram, ndaj po e shperndaj me Ju. Kete shprehje e ka thene Richard Weizsäcker 1990!
„Kultur ist kein Luxus, den ëir uns leisten oder auch streichen können, sondern der geistige Boden, der unsere eigentliche innere Überlebensfähigkeit sichert.”
Kultura nuk eshte luks qe blihet apo shitet. Ajo eshte baza shpirterore e cila na siguron aftesin e brendshme per te mbijetuar!

Shembja e teatrit Kombëtar nuk eshte shembje materiale por shembje shpirterore e Artit shqiptar! Me te u shemb nje histori e tere! U ba si dikur „ ne emer te popullit“ nderkohe qe populli ne 4 te mengjesit flinte, bile edhe nuk kishte te drejte qarkullimi!
„Nuk e ndal kush Tiranën“ thot ai, qe duhet me ja levdu nanen!

Krahason nje histori artime rruge, supermerkata,hymje pallati! Kur u vendos ligjerisht shembja dua ta di? E pse opozita u mor me hedhje „ shasmesh“ (quhen ne shkodranshe qyrrat e thata qe largohen nga hunda me ndihmen te gishtave) e nuk e njiftoj popullin? Apo nuk u vendos ligjerisht e po i bi ne qafe opozites pa hak as hile!!!!

Nese eshte keshtu duhen marre masa ligjore!
E di qe s’di asgje! Po a e di ai me emrin dituri se ne fakt shkel te drejtat e njeriut? Ne kete rast rrenon bazen shpirterore te artit qe percolli ky teater ne regjime te ndryshme! Sa keq!

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *