Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

”Filloi të më gódiste në fytyrë ndaj u detyrova ta mbyllja në banjë”, aktori i njohur thotë se nuk është mónstra që pretendon ish-gruaja

Ylli i Hollivudit Johnny Depp mohoi se ka dhúnuar ish-gruan e tij Amber Heard, ndërsa tha të kundërtën se kishte qenë ajo e cila e kishte dhúnuar, gjatë ditës së parë të përballjes së tyre në Gjykatën e Lartë.

Aktori i “Pirates of the Caribbean”, 57 vjeç, akúzoi ish-partneren Heard, 38 vjeç, se e ka qëllúar vazhdimisht në fytyrë dhe i ka prérë gishtin duke e góditur me një shishe vodka. Ylli i Hollivudit i quajti ákuzat “të sëmura” dhe “plotësisht të pavërteta”. Depp tha se ai nuk beson se ka një personalitet mbizotërues, manipulues ose kontrollues, përkundrazi, sipas tij, Heard kishte një “nevojë obsesive” për ta kontrolluar atë.

Në një nga deklaratat e tij aktori tha se “incidéntet e dhúnshme të mbushura me tërbim gjatë fluturimeve ishin të zakonshme me Amber”. Depp përmendi rastin kur dyshja ishte në një fluturim me avion privat në fund të vitit 2014 ose në fillim të 2015-s, kur Heard u bë agrésive verbalisht. Ai tha se ajo e quajti atë “pu*ssy” pasi i shmangej kó nfrontimit me të.

“Pastaj ajo u bë e dhúnshme fizikisht dhe më gódiste vazhdimisht në fytyrë. Ndërsa u zhvendosa drejt fundit të avionit për t’u larguar prej saj, ajo më ndoqi në dhomën e gjumit dhe më góditi përsëri në fytyrë dhe kokë. E shtyva larg meje, në shtrat. Pastaj kapa një jastëk dhe u mbylla në banjë, ku fjeta gjithë fluturimin”, shkroi ai në deklaratën e tij.

Avokatët e Depp publikuan një foto të aktorit  i cili shfaqet i shtrirë pas súlmit të Amber Heard. Depp ka paditur edhe gazetën The Sun pasi e quajti atë një burrë “që rréh femra”, në një artikull në prill 2018. Në fjalën e tij të hapjes sot, avokati i tij David Sherborne tha se një nga çështjet që gjykata duhet të vendosë është “nëse pretendimet e publikuara nga të pandehurit janë të vërteta”.

“Nëse konstaton se ato janë të pavërteta, siç themi se janë, atëherë gjykata do të procedojë për të dhënë një dëmshpërblim,” tha ai. “Nuk është fjala për paratë. Bëhet fjalë për shfajësim. Z. Depp e ka bërë të qartë në seanca të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ai ka ardhur këtu – për të pastruar reputacionin e tij “.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *