Është një nga këngëtaret që nuk e shohim shpesh me rroba plazhi po kur e shohim ama, natyrshëm lind pyetja; ku ka qenë më parë.
Jonida Maliqi është shfaqur mjaft provokuese së fundi me disa foto që ka postuar në rrjetet sociale.
Pas lajmeve në lidhje me divorcin dhe gjithë zërat që pasuan këngëtarja ka rigjetur qetësinë dhe është shfaqur më shumë se në formë. Nuk dihet se me kë është duke pushuar Jonida po fotot janë bërë në bordin e një jahti.
Flokët e lagura dhe sipër rrobave të banjës një këmishë të bardhë, kjo është kartolina perfekte e Jonidës. (E.K/SHUPLAKA)