AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Jo vetëm të ndryshojmë por të transformohemi pas pandemisë”, psikologia: Është alogjike të përdoret politikisht

Në emisionin “Pasdite me Xhaxhin”  në TV Fax News foli me skype psikologia e njohur Silvana Kola Loka nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Moderatori Rezear Xhaxhiu tha se po jetojmë në një kohë sureale dhe nëse mendon se ka nisur të ndryshojë diçka në raport me veten dhe me jetën, duke e pyetur se çfarë po na bën kjo kohë si individ?

“Një ndër gjërat që kemi diskutuar herën e fundit në emisionin tuaj është se si po i ndryshon teknologjia njerëzit. Nëse përdoret në mënyrën e duhur mund ti shërbejë shumë mirë sjelljeve dhe reagimeve për çështje të caktuara. Do të shikojmë se si teknologjia do të ndikojë pas përfundimit të kësaj pandemia. Duhet të pranojmë se më shumë se sa do ta kishim imagjinuar, ka provuar faktin nëse kjo është koha e profesionistëve”, tha psikologia.

Xhaxhiu: Duket se po përjetojmë frikën, ankthin, stresin dhe traumën, çfarë duhet të bëjmë që të mos çmendemi së paku por të dalim sa më mirë nga kjo gjendje?

Silvana Kola Loka: Pavarësisht se ku ndodhemi, funksionon njësoj, frika na bën të gjithëve njësoj. Ajo çfarë mund të them është se qënia njerëzore është krijuar për të mbijetuar dhe i kemi të gjitha mekanizmat. Pandemia duhet të mobilizojë të gjitha mekanizmat dhe duke vënë gishtin tek pjesët më vurnerabël të shoqërisë, sidomos grupi i shërbimeve shëndetësore. Unë do të besoja se pandemia mund të jetë një rast i mirë që secili të kuptojë se mekanizmat për të mbrojtur veten është brenda nesh. Qëndroni tek fëmija, luani me to, në varësi të mënyrës se si e keni krijuar marrëdhënien me të e provoni se si ai e artikulon atë që i keni mësuar. Kjo pandemi nuk ka ndikuar vetëm individin, por edhe njeriun, familjen, strukturën komunitare dhe vetë shtetin. Ka provokuar tek secili prej nesh sjelljen për të mbrojtur shëndetin. Njeriu kupton për herë të parë se nuk është më i rëndësishëm se të tjerët. Nuk ka një jetë të shëndetshme individuale nëse nuk jeton në një shëndet komunitar.

Xhaxhiu: Duhet të presim një lloj solidariteti, por në këto kushte kush duhet ta zbusi frikën?

Silvana Kola Loka: Në kushte alarmi njeriu pret parimin parësor të solidaritetit, por në fakt nuk është kjo zgjidhja, në mos mundësisë për të vdekur por për t’u sëmurë apo qenë dëshmitar i vdekjes së një tjetri, solidariteti është diçka e përmbysur tashme, tanimë duhet të iniciohet dhe mbështetet nga strukturat qeveritare. Sot lexova lajmin se e dyta infermiere ka vrarë veten në Itali për shkak të presionit. Unë besoj se këmbanat më të mëdha të alarmit për të gjithë duhet dhënia e vëmendjes së veçantë të punonjësve të shëndetit. Është tregues i kulturës së komunikimit publik, duket sikur shoqëria e largon veten nga këto rrethana dhe përgjegjësi. Nuk është vendi për të menduar individualisht por në mënyrë komunitare.

Xhaxhi: Kur shikoj tek kryeministri sjellet e tij, ka elementë të frikës, kërcënimit dhe alarmit, a është bindja e një zgjedhjeje marrja me të mirë dhe përkëdhelja? Po fantazohet me luftën, por a mos është kaluar si masë?

Silvana Kola Loka: Në gjithë botën të gjitha qeveritë reaguan si mundën, treguan se ishin të papërgatitura. Tregoi se liderët kishin një diferencë në komunikimin publik. Nuk mund të fajësoj kryeministrin si të papërgatitur se kjo është një e vërtetë botërore. Por është alogjike që kjo pandemi, që na ballafaqon me të vërtetën, ta shfrytëzojë për kredenciale politike, gjë për të cilën nuk është situata. Në këto momente duam të kuptojmë pozicioni i kësaj qeverie që është përgjegjës për situatën. Komunikime publike që ndjellin frikë e kanë shterruar funksionin e tyre. Komunikimi i tyre publik ka një impakt të drejtpërdrejtë në sjelljet e njerëzve, sepse nuk janë sjellje kaq elementare sa ne duam ti trajtojmë.

Xhaxhiu: Sa do të ndikojë kjo pandemi në strukturimin e madh shqiptar, a do jemi ne nesër ndryshe pas kësaj?

Silvana Kola Loka: Unë jo vetëm besoj se ne do të ndryshojmë, unë uroj që kjo pandemi të transformojë shoqërinë shqitare. Kemi nevojë të dalim edhe mendërishjt të dalim nga pragu u derës. Të kuptojmë se bota nuk sillet rreth nesh. Princi Charls ka rezultuar pozitv dhe kjo tregon se virusi nuk kursen askënd. Le ta shfrytëzojmë situatën që të kuptojmë e të reflektojmë se kemi përgjegjësi ndaj vetes dhe shoqërisë. A e kishte menduar njeri vlerën e mësuesit sa e ka tani. Me gjithë vullnetin e tyre dhe duke kapërcyer kufijtë e orareve u përpoqën të ndihmojnë nxënësit.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *