Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


ShowBizTe FunditTe Gjitha

Jo më Zonjë e Parë, por Michelle Obama di si të thyejë rrjetin e të pëlqehet (FOTO)

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, dhe jo vetëm populli amerikan, por të gjithë anembanë botës, ish-Zonja e Parë ka tërhequr së fundmi vëmendjen me pamjen e saj tërësisht të shkujdesur. Dhe është pëlqyer!

Gjatë tetë viteve si Zonjë e Parë e Amerikës, ajo ishte e detyruar të shfaqej serioze në daljet e saj publike, e mbase njerëzit i kishte marrë malli për kaçurrelat e saj natyrale, ndaj dhe fotografia më e fundit e saj që ka thyer rrjetin, është mirëpritur.

Në fotografinë që fillimisht u shfaq në “Tëitter”, 53-vjeçarja Michelle Obama shfaqet me kaçurela, flokët të kapura bisht, me syze dhe një bluzë me rripa. Fotoja e saj ka marrë rreth 33.000 shpërndarje në “Tëitter” duke u shndërruar në një postimet më të preferuara.

Nuk dihet se nga është shkëputur ky moment i saj, mbase nga pushimet më të fundit me bashkëshortin, ish-presidentin Barack Obama.

(XH.A/SHUPLAKA)

Michelle Obama
Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *