Opozita parlamentare ka pasur pjesë të kërkesave të saj ndaj klasës politike 3 kërkesa mes tyre listat e hapura dhe pragun electoral 5% ndërsa së fundmi është tëhequr nga kjo e dyta dhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të ligjeve ka propozuar pragun electoral prej 2%.
Opozita parlamentare rreth një muaj më parë propozoi për ndryshimin e 2 neneve të Kushtetutës për t’i hapur rrugë ndryshimit të sistemit zgjedhor përkatësisht Neni 64 dhe Neni 68 me kërkesat që: -deputetët të zgjidhen me një sistem proporcional me konkurrim rajonal; -shpërndarja e mandateve të bëhet mes partive që në rang vendi kanë fituar më shumë se 5 për qind të votave të vlefshme; -të mos lejohen koalicionet parazgjedhore
Deputetët e opozitës parlamentare gjykojnë se zgjedhjet me lista të hapura “fuqizojnë votuesit” dhe favorizojnë “kandidatët më të kualifikuar” duke qenë se përzgjedhja e tyre “varet nga elektorati dhe jo partia”.
Ndërkohë që opozita parlamentare ndodhet në një situatë të përՁarë sa i përket marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore, një grup deputetësh kanë deklaruar se nuk do ta votojnë nëse nuk pranohen kërkesat e tyre për kërkesat e mësipërme, por sot ndodh ajo që nuk pritej. Opozita tërhqiet nga njëra prej kërkesave të saj, ajo e pragut në 5% dhe rikthimit tek ai më 2 ose 3%, dhe kujtojmë se në zgjedhjet e fundit po 3% ishte ky prag.
Ndryshimet kushtetuese, njësoj si dhe reforma zgjedhore, kërkon shumicë të cilësuar, thënë ndryshe 84 vota. Partia Socialiste ka 75 deputetë në Kuvend, ndërsa në parlamentin me vetëm 122 deputetë, 3 grupimet opozitare të cilat kanë kundërshti ndaj marrëveshjes kanë 31 vota.
Prpozuesi i kësaj kërkese, Korba Lita tha sot në Komisionin e Ligjeve se pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun dhe se pragu 2% plotëson më së miri nevojën e shfaqur.
“Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur. Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme”, tha Lita.
Për këtë foli edhe Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Murrizi tha se mbështet propozimin, ndërkohë Hajdari refuzoi të pranojë se propozimi për praggun 5% të ketë ardhur nga deputetërt e grupit demokrat.
“Edhe unë mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës. Që paragrafi 2 i nenit, të ndryshojë pragu. Në propozimin fillestar ka qenë 5%. Por në ndonjë mbledhje tjetër të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%.”, tha Murrizi.
“Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri.”, tha Hajdari.
(F.GJ/FAXWEB.AL)