Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKosovaPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Jep dorëheqjen Visar Ymeri, Kryetari i Vetëvendosjes

Visar Ymeri ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Vetëvendosjes.

Sipas Gazeta Express, dorëheqja është zyrtarizuar në pak javë pasi në këtë lëvizje kanë dalë në pah përçarjet brenda figurave kryese të kësaj partie. 

“Që nga ky moment unë kam vendosur që të dorë hiqem nga të gjitha pozitat e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Dorëheqja ime është e parevokueshme”,-ka thënë Ymeri në konferencë. 

Ndërkohë, VV-ja është duke u përgatitur për procesin zgjedhorë brenda partisë, dhe deri më tash vetëm Albin Kurti ka konfirmuar kandidaturën për të marrë postin e të parit të lëvizjes. 

Visar Ymeri nga fillimi është rreshtuar në atë që u quajt Klani i Dardan Molliqajt brenda VV’së, të cilët kundërshtojnë kthimin e Kurtit në krye të partisë, shkruan Gazeta Express. 

Ndasitë brenda VV’së u bënë të ditur pasi rrodhi në media një komunikim i brendshëm i deputetëve të kësaj partie, në të cilin Aida Dërguti kishte fyer Kurtin në ditën e arrestimit të tij. 

Më pas, disa zyrtarë të VV’së dhe aktivistë të saj shpërthyen në fyerje e linçime ndaj deputetes Dërguti e cila u dorëhoq pas rrjedhjes së mesazheve fyese. 

Figura të VV’së kanë konfirmuar se ndarjet brenda partisë nuk kanë ndodhur në javët e fundit, porse ka një vit që janë krijuar. Një gjë të tillë edhe vetë Ymeri e bëri të ditur në dorëheqjen e tij.

Image result for visar ymeri

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *