Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Putini nxori vaksinën anti Covid/ Mjeku rus jep dorëheqjen: Parimet e mjekësisë janë shkelur rëndë. Përmend emrat e profesorëve që nxituan

Mjeku drejtues i sëmundjeve respiratore në Rusi ka dhënë dorëheqjen për shkak të shkeljeve të mëdha të etikës mjekësore që u bënë përmes vaksinës së koronavirusit. Profesori Alexander Chuchalin braktisi këshillin e ministrisë së shëndetësisë pasi bëri një sulm të ashpër ndaj ilaçit të ri Sputnik V që thuhet se mund të ndikojë në kurën ndaj koronavirusit.

Ai akuzoi dy mjekët kryesorë të përfshirë në studim duke thënë se nxituan në prodhimin e vaksinës. Mjeku Chuchalin përmendi emrin e Profesorit Alexander Gintsburg, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Gamaleya për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, dhe Profesorin Sergey Borisevich, kolonel mjekësor dhe virolog i lartë i ushtrisë Ruse, të cilët ishin akademikët kryesorë që ndihmuan në zhvillimin e vaksinës.

“A i keni kaluar të gjitha rrugët e nevojshme të aprovuara nga legjislacioni i Federatës Ruse dhe bashkësia shkencore ndërkombëtare? Jo! Kjo punë nuk është bërë sic duket. Kështu që, një nga parimet etike të mjekësisë është shkelur rëndë”, i ka thënë Chuchalin mjekëve para se të jepte dorëheqjen.

Megjithëse nuk u dhanë arsye specifike të dorëheqjes së tij, në një intervistë për revistën Nauka i Zhizn (Shkencë dhe Jetë) pak para se të largohej nga puna, Chuchalin paralajmëroi: “Në rastin e prodhimit të një ilaçi ose vaksine, ne, si recensues etik, do të donim kuptonim, para së gjithash, sa e sigurt është për njerëzit.”(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *