Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


ShowBizTe Fundit

Jennifer Lopez “peshkon’ Drake

jlFestat e fundvitit duket se i kanë dhuruar një tjetër bukurosh Jennifer Lopez-it, të paktën kështu shkruhet në mediat botërore. Thashethemet që qarkullojnë janë se këngëtarja portorikane dhe këngëtari kanadez Drake janë afruar shumë me njëri-tjetrin, që prej fotos së shkrepur dhe të postuar në rrjetet sociale nga JLo javën e shkuar gjatë një koncerti në Las Vegas.

Po kështu këto thashetheme janë përforcuar nga fakti që Drake është parë jo njëherë, por në të dy koncertet e JLo në një resort në qytetin e kazinove. Kaq ka mjaftuar që në mediat rozë të qarkullojë lajmi se çifti, që ka një diferencë prej 17 vitesh me njëri-tjetrin, janë ‘zyrtarisht’ të lidhur. “Jen dhe Drake janë përpjekur që ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre me argumentimin se thjesht po punojnë bashkë, por e vërteta është se ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin”, shkruan The Sun”.
JLo është 47 vjeç, ndërsa Drake sapo mbushi 30, por diferenca e moshës duket se nuk i shqetëson.
Ajo që duket se është më e pakënaqur nga kjo lidhje është Rihanna. Burime pranë këngëtares citohen nga TMZ të thonë se ajo ndjehet shumë keq për faktin se e konsideron JLo një mikeshë. (J.V/Shuplaka)
 

 

 

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.