07:52 | 28/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jeni kthyer nga Italia dhe nuk vetëkarantinohemi, ja gjoba e majme që duhet të paguani

09:32 | 10/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jeni kthyer nga Italia dhe nuk vetëkarantinohemi, ja gjoba e majme që duhet të paguani

Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 4 raste të tjera me COVID-19, 3 prej të cilave nga e njëjta familje ku rezultuan dy të infektuarit e parë.

Ndërkohë që është regjistruar edhe një vatër e re, bëhet fjalë për një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1-ditor në vendin fqinj.

“Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë dalë pozitivë për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirmuan mbrëmjen e djeshme. Aktualisht, të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore”,-tha ISHP.

Për momentin, gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitivë për COVID19 është 6.

MINISTRIA

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, urdhëroi dje që të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga zonat me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14-ditore. Urdhri i nxjerrë dje, pas dy rasteve të para në Shqipëri, synon parandalimin e përhapjes së virusit, ndaj ministrja e Shëndetësisë paralajmëron edhe gjobë deri në 1 milion lekë të vjetër, për ata të cilët thyejnë urdhrin.

“Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019.

Strukturat shëndetësore sigurojnë mbikëqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali. Moszbatimi i këtij urdhri nga personat që hyjnë në Shqipëri nga zona e izoluar në Itali është i dënueshëm sipas dispozitave të nenit 35 të Ligjit nr 15/ 2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së shëndetësisë.

Ndërkaq, ligji për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve parashikon gjobë deri në 1 milion lekë për mosrespektuesit e ligjit.

“Mosraportimi i sëmundjeve infektive, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 5 të këtij ligji, dënohet me gjobë në masën 100 000 lekë. Refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, sipas përcaktimeve të pikës 1 të nenit 17, dënohet me 5 000 (pesë mijë) lekë, për personin objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për punëdhënësin e personit objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, moszbatimi i kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm, mosregjistrimi i personave që duhen vaksinuar, mosmbajtja në kushte i ‘zinxhirit të ftohtë’ të vaksinave, korrigjimi i dokumenteve të vaksinimit, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dënohen me gjobë nga 100 000″, sanksionohet në ligjin për parandalimin e infeksioneve.

Pas

Itali, radhë të gjata në supermarkete në mbrëmje, sot dita e parë në ‘shtetrrethim’

Para

Konsumuan alkool për të “vrarë” koronavirusin, 27 të vdekur në Iran e mbi 200 të helmuar

Para
Konsumuan alkool për të “vrarë” koronavirusin, 27 të vdekur në Iran e mbi 200 të helmuar

Konsumuan alkool për të “vrarë” koronavirusin, 27 të vdekur në Iran e mbi 200 të helmuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

E pranoi, Rita Ora: Po jam martuar, zgjodha ta mbaj private sepse…

Çështja “McGonigal”/ Reagon drejtori i FBI: Sjellja e tij nuk përfaqëson të gjithë pununjësit, ishin agjentët tanë që e arrestuan

Fundjavë me diell, por e ftohtë, ja cilat janë zonat ku termometri do të shënojë nën zero

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

“McGonigal nuk përfaqëson FBI dhe punonjësit e saj”, reagon për herë të parë drejtori Wray: Ka katër vjet i larguar nga ne, të vihet para drejtësisë

Si të parandaloni dhimbjen në rrënjët e flokëve, mësoni disa mënyra të thjeshta

Krimi i dyfishtë në familjen në Gramsh/ Flasin fqinjët: Njerëz të mirë ishin, autori duket sikur nuk ishte mirë nga mendja

Rama mungon në mbrëmjen gala të Superiores, Armand Duka: Kryeministri është sëmurë

Peisazhet magjike shqiptare vijnë në ekspozitën “Plaime Aire”, Xheneta Kadillari: Synimi jonë është paraqitja e realitetit të vendit tonë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.