Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Jemi të kënaqur me 51 viktima”, Valbona Sako plas skandalin tjetër pas dorëheqjes

Ish kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, e cila nuk mbushi as tre muaj në detyrë dhe e braktisi atë në momentin më kritik, kërkon lekët e lejes. Ky është një rast flagrant, ku një i ri zgjidhet kryetare bashkie nga një “dhuratë” politike pas tërheqjes së Vangjush Dakos, dhe ditën e parë që vihet në provë siç ishte rasti i tërmetit tragjik të 26 nëntorit, jep dorëheqjen pasi nuk përballon dot ngarkesën pa folur pastaj për lumturinë e saj për viktimat. Në një kërkesë të firmosur prej saj, kërkon t’i paguhen javët e lejes.

Në fakt, sipas ligjit dhe Kodit të Punës, përcaktohet qartë se përfitohet 2.2 ditë leje kalendarike kur ke një muaj punë. Dhe në rastet kur braktis detyrën, prish kontratën në mënyrë të njëanëshme dhe nuk paraqitesh në punë, nuk jepet as leje as shpërblim.

Sako, me gati tre muaj në Bashkinë e Durrësit, nuk mund të ketë  më shumë se një javë pushim. Por, zonja në fjalë ka kërkuar tre javë leje, a thua se u bë copë, njeriu që braktisi detyrën në kulmin e katastrofës që ndodhi në Durrës.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.