AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Jemi në momente deçizive”/ Ervin Bushati: Metën e zgjodhëm vetë, pse votova për ngritjen e Komisionit

Eshtë mbajtur ditën e djeshme, Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Për të folur për atë që ndodhi gjatë Komisionit, në studion e Faxnews, është i ftuar deputeti Ervin Bushati.

Bushati është shprehur se komisioni është kërkuar nga maxhoranca, pasi ai dhe Partia Socialiste, janë të bindur se presidenti ka tejkaluar kornizat e Kushtetutës Shqiptare. Më tej deputeti, ka thënë se nuk ka asnjë nen në Kushtetutë që njeh fjalën çdekretim.

Gjithashtu, Bushati i ka kërkuar Metës të sillet si presidenti i të gjithë Shqiptarëve.

“Ky komision është kërkuar nga maxhoranca. Unë kam qënë një nga firmëtarët, sepse jemi të bindur që Meta tejkalojë kornizat Kushtetuese të Shqipërisë, në momentin që mbajti anës e një krahu politikë. ç’dekretoj zgjedhjet 20 ditë para zgjedhje.

Në datë 27 qershor dekretoj një tjetër datë. Nuk asnjë nen në Kushtetutë që njeh termin çdekretim. Ky veprim, çoi në acarim të situatës politike. Interpretimi që Meta bëri përtej ligjit, ka vënë në rrezik demokracinë e brishtë që ka vendi ynë.

Në fakt, ne e kemi zgjedhur vetë presidentin Meta, ai ka një karrierë të pasur politike, me background të gjërë. Por presidenti duhet të sillet si president i të gjtihë shqiptarëve. Jemi në një moment deçiziv për vendin, pasi jemi në hap larg për të hapur negociatat për në BE, kështu që çdekretimi ishte moment negativ.

I pyetur nga gazetarja Xhilda Kondi, se a e beson atë që tha Meta gjatë seancës në Komision, se kishte informacion se do të ketë sulm mbi Kuvendin e Shqipërisë.

Bushati i është përgjigjur se nuk është gjyqtar dhe se ky informacion nuk ndahet vetëm me presidentin, por ndahet edhe me kryeministrin, me ministrin e Brendshëm. Nuk është në përgjegjësin e presidentit që të mbaj këtë sekret.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *