BotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, 73-vjeçarja lind binjakë

Një grua 73 vjeçare në shtetin jugor Indian të Andhra Pradesh ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Kjo situatë u arrit falë trajtimit me IVF. Mjekët thanë se si nëna, ashtu edhe foshnjat, gëzonin shëndet të plotë.

Mangayamma Yaramati dhe i shoqi, 82 vjeç, kishin dashur gjithmonë të kishin fëmijë, por deri më tani, kjo kishte qenë e pamundur.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, tha burri i saj Sitarama Rajarao, disa orë pasi lindën foshnjat.

Por vetëm një ditë më vonë, ai pësoi një hemoragji cerebrale dhe aktualisht po trajtohet në spital.

“Asgjë nuk është në duart tona. Çfarëdo që të ndodhë, do të ndodhë. Është e gjitha në duart e Zotit”, pat thënë 82-vjeçari kur u pyet kur do të kujdesej për fëmijët në rast se ndonjë gjë do t’i ndodhte çiftit për shkak të moshës së thyer.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *