Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ligji i ri/ Ndalohet shikimi i telefonit gjatë ecjes në rrugë

Shumë prej nesh shpesh shikojnë telefonat inteligjentë ndërsa ecin për të ndihmuar në gjetjen e rrugës – apo edhe për të kaluar kohën. Por duke vepruar kështu së shpejti mund të jetë e paligjshme në qytetin Yamato, në prefekturën Kanagaëa, Japoni qendrore.

Këshilltarët e qytetit janë vendosur të votojnë mbi një propozim për të ndaluar aktivitetin pasi kërkimet raportojnë se shumë njerëz po shikonin në telefonët e tyre ndërsa ecnin. Studiuesit vëzhguan 6,000 njerëz që ecin përgjatë dy stacioneve të trenave në Yamato dhe zbuluan se 12 përqind e tyre po shikonin në telefonat e tyre, shkruan Daily Mail.

Ajo ka bërë që disa politikanë në qytet të propozojnë ndalimin e veprimtarisë. Ata pretendojnë se ka pasur një rritje të lëndimeve midis njerëzve që ecnin ndërsa shpërqendroheshin nga telefonat e tyre.

Nëse votimi i qershorit kalohet, Yamato do të bëhet qyteti i parë në Japoni që do të ndalojë ecjen ndërsa shikon në telefon. Ligji i ri do të përcaktojë sjelljen ofenduese si ‘ecje ndërsa shikon në ekranin e një smartphone ose pajisje tjetër’.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *