Dalin detaje të reja nga grabitja që ndodhi ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit.
Ka qënë gazetari Trazhgim Sokolaj i cili në Ora News ka hapur pista të reja dyshimi. Gjatë bisedës në një nga emisionet e televizionit Sokolaj shprehet se ndoshta viktima Admir Murataj mund të jetë vetëvrarë. Ajo që i shton dyshimet për një vetëvrasje të mundëshme është fakti se FNSH nuk ka snajper, vetëm RENEA përdor snajper.
Gjithashtu gazetari është shprehur se nga 15 thasë që ishin në total me valutë vetëm 3 prej tyre ishin marrë.
‘Protokolli që aplikon kompania e sigurisë është që në pistë nuk ka persona të armatosur, me përjashtim të rasteve kur jepet alarmi. Rinasi konsiderohet si një pikë kufitare. Në lidhje me shumën këto ditë ka pasur aludime, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Edhe kur ndodhnin grabitje në banka ata e bënin një deklaratë. Paratë janë të siguruara, por shuma nuk është bërë e ditur. Kanë qenë tre furgona që janë nisur drejt Rinasit në 13:20. Punonjësit e policisë, kanë qëndruar në hyrje dhe në pistë kanë hyrë tre furgonat, me shoferë dhe nga një përfaqësues. Bëhet fjalë për 15 thasë dhe autorët kanë mundur të marrin 7. Kur autorët kanë hyrë në pistë dhe kanë shkuar tek avioni ka qenë procesi kur punonjësit ishin duke futur lekët në barkun e avionit. Deri tani janë 3 automjete të sekuestruara. Në dy automjete janë gjetur prova. Dhe ka pasur disa zhvillime që të cojnë drejt identifikimit të autorëve. Dëshmitarët flasin edhe për të paktën 2 automjete të tjera. Janë përdorur disa furgona me targa të vjedhura dhe disa pa targa.
FNSH nuk ka snajper vetëm RENEA ka snajper. Në informacionin tim nuk ka ndodhur kjo. Thasët me para janë shpërndarë në disa makina. Automjeti me të cilin policia ka pasur kontakt pamor është ai tek ura, nga ku ka zbritur Murataj. Më tepër duket si një veprim gati vetëvrasës.’- është shprehur Sokolaj
Kujtojmë që grabitja ka ndodhur një ditë më parë në aeroportin Nënë Tereza, ku janë vjedhur 10 milion Euro , të cilat vinin nga një bankë e nivelit të dyte dhe destinacion kishin Vjenën, e ndërkohë gjatë grabitjes njëri nga grabitësit ka humbur jetën. Policia ka shoqëruar 40 persona por ende nuk është identifikuar apo arrestuar asnjë.