Rusia pritet të hedhë në treg váksinën anti korònavirus “Sputnik V”, e cila është e para e krijuar në botë. Drejtuesit e firmës farmaceutike ruse R-Farm folën në një intervistë për mediat ruse për prodhimin e váksinës së zhvilluar nga instituti shtetëror, duke zbuluar çmimin e pritshëm të eksportit për një dozë.
“Me shumë gjasa, dozat do të shiten jo më pak se 10 dollarë. Seritë e para të dozave do të jenë më të shtrenjta, por çmimi i váksinës do të bjerë gradualisht me masivizimin e prodhimit industrial të saj”, tha Aleksei Repik, drejtues i firmës farmaceutike, R-Pharm.
Ende nuk është hedhur në tregun vendas dhe kanë nisur kërkesat për váksinën ruse në tregun botëror. Autoritetet ruse thonë se nga vendet e Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Azisë janë kërkuar 1 miliardë doza, teksa kapacitetet prodhuese aktualisht garantojnë vetëm gjysmën.