08:51 | 28/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ja pse Edi Rama është agjent influent i Putinit”, Berisha: Kategoria e tretë e agjentëve influentë janë idiotët e dobishëm, idioti i dobishëm është…

14:33 | 25/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në mbledhje me grupin parlamentar të PD: Mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë, Edi Rama është sjellë në mënyrën më të pabesë

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të PD ka disktuar në selinë blu në lidhje me skandalin e publikuar ku përfshihet kryeministri i vendit Edi Rama dhe ish-zyrtari i lartë i FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha u shpreh se Rama është agjentinfluent i Putinit dhe se përfituesi më i madh nga kjo aferë është Rusia.

Berisha: Ja pse Edi Rama është agjent influent i Putinit. Unë i kam ndjekur debatet, analizat për këtë çështje.
Dje, sot dhe gjithnjë do them se Edi Rama në këtë aferë është sjellë absolutisht si agjent i Putinit.
Se përfituesi më i madh nga kjo aferë është Rusia.
Pse them se është sjellë si agjent influent? Unë konstatova se pata reagime nga analistë.
Unë u kërkoj këtyre analistëve që të hapin dhe të lexojnë se çfarë është agjenti influent.
Agjenci influent është person që ka një status, në përkufizimin e fjalorëve politikë, dhe e përdor pozicionin e tij për të influencuar publikun në qëndrime, drejtime dhe politika të caktuar siç i intereson një fuqie tjetër.
Agjentët influentë janë tre kategori.
Agjenti që ka një status dhe ka firmosur dhe atij i vijnë udhëzimet përmes agjentit tjetër. Nuk e di, megjithëse ka shumë gjëra të errëta, qoftë në trashëgimi familjare, qoftë në drurin familjar, nuk e di.
Kategoria e dytë e agjentit influent janë ata që veprojnë me ndërgjegje, pa firmë dhe janë njëlloj me të parët. U them atyre që reaguan se do gjeni prej tyre që kanë shkuar edhe në gijotinë për veprimin e tyre pa firmë, por kanë mbrojtur edhe njëlloj sikur të ishin nazistë apo stalinistë, kauzat e gabuara. Këta quhen agjentë influentë.
Kategoria e tretë e agjentëve influentë janë idiotët e dobishëm. Idioti i dobishëm është spontan, është sporadik. Bën deklarata dhe shfrytëzohet deklarata e tij dhe pastaj është një copë asgjë.
Të më thotë kush se a ka deklaratë më të dobishme për Putinin se deklarata e Edi Ramës: mos i bini në qafë Serbisë, për të respektuar sanksionet? Me fjalë të tjera, lëreni të mbetet prapavijë e Rusisë. Është e qartë si drita e diellit se kujt i intereson kjo deklaratë. Asnjë lider evropian, përveç tij nuk e bën. Këtu Deripaska është strategjik.
Së dyti, kujt i intereson deklarata e Edi Rama në Davos se e ndaluat mallin e pistë rus, dhe morën nga të tjerët, më keq se rusët. Po kush është sot më keq se rusët, që agreson dhe bën kasaphanë në një popull? Kujt i intereson kjo? Pse, nuk e di Europa? Në vend të duartrokitet Gjermania, që e zeroi importin rus, Edi Rama u thotë se e latë mallin e pistë, për të marrë mall më të pistë.
A nuk është kjo një shprehje me kuptim politik totalisht në mbrojtje të Putinit.

Pas

Tërmeti i fortë “shkund” ishullin grek

Para

Betohet përpara Presidentit gjyqtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

Para
Betohet përpara Presidentit gjyqtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

Betohet përpara Presidentit gjyqtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

I vuri tritolin në shtëpi oficerit të policisë tre vite më parë, arrestohet autori në Shkodër(Emri)

Gjermania përballet me krizën më të madhe të mësuesëve në 50 vjet, shkollat pezullojnë përkohësisht mësimin

Sulmohet në veri Policia e Kosovës

Rusia vazhdon sulmet me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur dhe 20 të plagosur

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari

E pranoi, Rita Ora: Po jam martuar, zgjodha ta mbaj private sepse…

Çështja “McGonigal”/ Reagon drejtori i FBI: Sjellja e tij nuk përfaqëson të gjithë pununjësit, ishin agjentët tanë që e arrestuan

Fundjavë me diell, por e ftohtë, ja cilat janë zonat ku termometri do të shënojë nën zero

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.