Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Izolimi brenda na ka bërë shumë keq”, të moshuarit ‘pushtojnë’ Liqenin, kërkojnë më shumë liridalje

Teksa paraditja e sotme është liridalje për pensionistët, dhe më pas për prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, Parku i Liqenit Artificial është mbushur plot e përplot me njerëz, favorizuar dhe nga koha e mirë, dhe nga temperaturat e larta që do të shkojnë deri në 27 gradë celsius.

Gazetarja e Fax News Mirilda Tili ka zhvilluar disa intervista me pensionistë, të cilët shprehen mjaft të lumtur me liridaljen, ndërkohë që shtojnë se këto dy muaj kanë qenë njësoj si të ishin në burg.

“Unë që jam e sëmurë kronike, izolimi brenda më ka bërë shumë keq, pasi unë kam nevojë që të lëviz të paktën 1 ose 2 orë në ditë. Bashkëshortit mi ka filluar ankthi që në momentin që jemi mbyllur brenda, fillimi ka qenë shumë i vështirë”, shprehet një qytetare.

Shumica e të moshuarve mbajnë maska, dhe kujdesen më shumë për rregullat e distancimit fizik, dhe ajo që kërkojnë është më shumë liridalje, pasi sëmundjet kronike nga të cilat vuajnë kërkojnë edhe aktivitet fizik për të arritur përmirësimin.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *