Trupa gjykuese e Apelit e përbërë nga Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi ka kërkuar që të tërhiqet nga gjykimi për çështjes së Izet Haxhisë, ndërsa kërkesa nuk është pranuar nga ana e kryesuesit të gjykatës së Apelit.
Ndërkohë që për avokatin e Haxhisë, Bashkim Nikolli i gjithë procesi është përballë ngjyrimeve dhe ndikimeve të forta politike.
Gazetarja e Fax News Glidona Daci raporton se në seancë vetë Haxhia ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjykatës së apelit, duke thënë se është nën kontrollin e plotë të dyshes Rama Meta.
Haxhia ka akuzuar dhe gjyqtaren Fatmira Hajdari, bashkëshorten e deputetit të ndjerë se është bërë palë me vrasësin e burrit të saj, Berishën, duke bërë që kolegët e saj të mos marrin përsipër këtë çështje.
‘’Gjykata e Apelit është në duart e dyshes Rama-Meta. Fatmira Hajdari është bërë palë me Sali Berishën, vrasësin e burrit të saj, nuk dua që të gjykohem nga kolegët e saj”, është shprehur Haxhia në Gjykatë.
Ndërkohë që Haxhia ka pasur dhe një kërkesë ekstra, teksa ka thënë që do të gjykohet nga gjyqtarë të cilët e kanë kaluar Vetingun.
(E.K/FAXWEB.AL)