Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Iu premtuan shpërblim 500-1000 euro, mjekët dhe infermeirët në Lezhë marrin vetëm 5000 mijë lekë (Bëjnë gjestin simbolik)

Stafi i mjekëve, infermiereve, sanitareve dhe shoferëve të Repartit të Urgjencës së spitalit Rajonal Lezhë sot kanë dalë me një peticion drejtuar qeverisë për shpërblimin e pa marrë.

Ata shprehen se fillimisht j’u është premtuar një shpërblim prej 1000 eurosh në muaj, më pas është përgjysmuar në 500 euro dhe të hënën j’u është komunikuar një shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra.

Stafi i urgjencës së spitalit Rajonal Lezhë ketë shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra ka vendos që ta shpërndajë për shtresat në nevojë. Më pas ky staf firmosi peticionin dhe nisen normalisht punen.

Stafi i spitalit Rajonal Lezhe nuk është i paisur i gjithi me veshjen e posaçme, mungojnë maskat, dorezat. Ka fare pak tamponë testi për COVID-19. Kujtojmë se vatrat e infeksionit COVID-19 në Lezhë e Mirditë kanë qenë këto spitale ku janë infektuar fillimisht tre nga personeli i spitalit Lezhë dhe 2 nga stafi i spitalit Mirditë. Sot në Lezhë e Mirditë janë të infektuar 17 persona por që janë jashtë rrezikut për jetën.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *