Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme Lulzim Bashën se ka bashkëpunuar me Kryeministrin Edi Rama kundër LSI-së.
Berisha thotë se PD ka zbritur në nivelin më të ulët të saj me Bashën në krye, ndërkohë ai i ka kthyer përgjigje Bashës dhe për ndryshimet kushtetuese që ka paralajmëruar.
Berisha e pyeti Bashën ku do i marrë votat e nevojshme për të ndryshuar kushtetutën, pasi sipas Berishës, Basha ka vetëm 44 vota.
“Do kërkoj falje sepse mijëra prej jush kanë mbështetur Bashën pse e ka mbështetur Sali Berisha. Ju garantoj që çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo të vërtetë që keni sjellë në zyrën time. Ju përveshën të dy LSI-së, pasi Edi Rama i tha ‘Luli është çun i mirë’. Zbritën në nivelin më minimal në historinë e PD-së. Dolëm shtojcë e PS-së. Del një ditë kryetari i opozitës, ish kryetari i opozitës, dhe thotë do ndryshoj kushtetutën. Po ku i ke votat t’i për ndryshimin e kushtetutës. Ti ke vetëm 44 vota. Si do e ndryshosh ti kushtetutën kur s’ke vota?”, pyeti Berisha.
(E.H/Faxweb.al)