Më 14 dhjetor 2013 në Franzoni një 35-vjeçar italian qëlloi dhe vrau me armë zjarri një 26 vjeçar shqiptar i quajtur Eduard Ndoj, i cili sipas dosjes së gjykimit kishte shkuar për të grabitur në shtëpinë e tij.
“Unë nuk doja ta vrisja, ai po ma merrte pushkën nga duart e tij”, tha italiani i akuzuar për ngjarjen, teksa u dënua me 9 vite burg. Gjykata e Kasacionit konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë dhe të Apelit. Ai do të kryejë dënimin në një burg në Brescia.
Hetuesit kanë një mendim tjetër: “Nuk pati asnjë zënkë dhe askush nuk po ia merrte atij armën”. Ishte një gjueti e vërtetë ndaj njeriut që zgjati dorë në një qytet të vogël të Brescia. Mirko Franzoni, pasi iu grabit shtëpia, shkoi në kërkim të hajdutit të armatosur me pushkë dhe e vrau, sipas gjykatësve.
Sipas vendimit i gjithë qyteti i Serle mori pjesë në kërkim, aq shumë sa babai dhe vëllai i Franzoni janë nën hetim për dëshmi të rreme.
Vendimi thotë se ata kishin kohë që ishin takuar dhe kishin diskutuar për atë që ndodhi duke përpunuar teorinë e aksidentit, i përcjellë më pas me telefon.
Thirrja për karabinierët sipas magjistratëve ka filluar një orë pas vdekjes së 26-vjeçarit. Për Franzonin ka si dënim edhe kompensimin që duhet të paguhet: 50 mijë euro secili për prindërit e viktimës, 25 mijë për vëllain e tij. Krahas llogarisë 125 mijë euro shtohen edhe 9600 euro kosto gjyqësore që burri nuk ka paguar ende.