Lajm i mirë për luftën kundër Coronavirus, agjencia Europiane e Barnave EMA ka aprovuar vaksinën Johnson & Johnson që mbërrin gjithashtu në Itali.
Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se nëse deri tani lufta e Italisë ka përfshirë tre tipe vaksinash, dhe se një pikë kthese e vërtetë mund të ndodhë në javët e ardhshme. Jo vetëm AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna, por arsenali i vaksinave për të luftuar Covid në Itali, pasurohet me ardhjen e vaksinës së re Johnson & Johnson. Në fakt, në këto orë, ka ardhur miratimi nga EMA, agjencia e barnave.
“Komisioneri i Urgjencës Covid, Francesco Paolo Figliuolo më tha se vaksinat Johnson & Johnson do të mbërrijnë në Itali nga 16 Prill”. Kjo u zbulua nga presidenti i Këshillit Rajonal të Ligurisë, Gianmarco Medusei, gjatë përurimit të super qendrës të vaksinimit të Panairit të Genova.
“Është e kotë të mohosh që ka ende shumë probleme, por ne duhet të përshpejtohemi me vaksinat që të jemi në gjendje të rifillojmë”, thotë Medusei.
Ndërkohë, Ministri Speranza tha: “Unë sapo kam nënshkruar protokollin me rajone dhe farmacistë për të filluar në mënyrë të sigurt vaksinimet e Covid në farmacitë në vendin tonë. Fushata e vaksinimit është çelësi i vërtetë për mbylljen e këtij sezoni të vështirë. Sot ne bëjmë një hap tjetër të rëndësishëm përpara për ta bërë atë më të shpejtë dhe më të përhapur “.
Kjo vaksinë është e mirë, pasi merret vetëm me një dozë dhe mund të ruhet në frigorifer deri në tre muaj.