AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Ishte shtatzëni e padëshiruar? Gruaja e Gaz Pajës pranon pritjen e ëmbël dhe shpërthen ndaj gazetarëve

Pak muaj më parë aktori i njohur i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni madhështore në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit.

Ndërkohë që pak ditë më parë,  u bë e ditur se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, madje u tha se Ira kishte qenë shtatzënë gjatë dasmës.

Për këtë u përfol edhe në media, madje gazeta Panorama shkruan se “shtatzëania e paplanifikuar e partneres, e detyroi të bënte dasëm para kohe”.

Ndaj kësaj të fundit ka reaguar, bashkëshortja e Gaz Pajës e cila shprehet e indinjuar:

“Gazeta Panorama unë nuk di të kem patur ndonjë shtatzani të paplanifikuar, po na falni nëqoftëse ju kemi prishur axhendën e dasmave. Si mund të jepni lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me këtë titull? Tregoni pak më dashmirësi dhe profesionalizëm.

Epo ndodh që në fillimet e shtatzanisë barku nuk duket, apo quhet fshehje kjo? Ma bëj hallall. Bravo Gazi paske marrë vendimin brenda natës! Burime pranë çiftit??”- shkruan ajo.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *