Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ishte një nga viktimat e shembjes së urës në Genova, futbollisti nga Shijaku ende kujtohet. Kupa italiane e Futbollit në nder të tij…

Kupa italiane e Futbollit të Serisë D, nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar këtë fundjavë, por do të shtyhet për më vonë. Siç bëjnë me dije mediat italiane, vendimi është marrë nga LND, e cila ka vendosur që të respektohet dita kombëtare e zisë për tragjedinë që goditi qytetin e  Genovës.

Në veçanti vendimi i  LND-së, shkon në memorie të 28 vjeçarit Marjus Djerri që humbi jetën ditën e tragjedisë së Genovas.  28 vjeçari  nga Shqipëria ishte sulmues në Campi Corviglianese, një skuadër e kategorisë së dytë të Ligurias,shkruan Faxweb.

Ëndrra e  të riut nga Shijaku ishte të bëhej një futbollist profesionist, një ëndërr e ndërprerë me shembjen e urës “Morandi” në Genova, që rezultoi fatale edhe për të.

28 vjeçari u nxorr nga rrënojat  në prani të familjarëve të tij ku edhe u konfirmua lajmi tragjik i vdekjes së tij.

(J.D/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.