Sekuestrohen 24 kg heroinë në Portin e Ankonës. Arrestohet një 50-vjeçar shqiptar që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”.
sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk dihet ende zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga “Guardia di Finanza” ku është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.
Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave. Ai tashmë pritet të përballet me autoritetet italiane.