Milazim Krasniqi i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ ka folur për qeverinë ‘Kurti 2’ të prezantuar këtë të hënë në Kuvendin e Kosovës. Ai u shpreh se kabineti i prezantuar këtë të hënë nga Kurti është vazhdimi i kabinetit fillestar të prezantuar vitin e kaluar. Sipas analistit Krasniqi, kjo ishte diçka që pritej. Ndërsa në lidhje me objektivat e Kurtit, analisti u shpreh se vihet re një ndryshim i qëndrimeve të tij duke theksuar distancimin e Albin Kurtit nga dialogu Kosovë-Serbi.
“Edhe ky kabinet është vazhdimësi i kabinetit të tij, shumë nga ish-ministrat janë sërish, që do të thotë që ka një politikë që qëndrueshme për të ruajtur ideologjinë e partisë. Pati një distancim nga politikat e mëhershme që u kritikua nga partitë e opozitës. Besoj që ka një lloj parashikueshmërie. Ai ka programuar që prioritet do të jetë drejtësia, arsimi gjendja ekonomike në vend. Kurti ka shpallur që nuk do ta ketë prioritet dialogun me Serbinë, kjo është çështje tjetër.
Kosova nuk mund të lëvizë përpara pasi Serbia me aleatët e saj ka kapacitet e saj për izolimin e Kosovës, siç po e mban. Kosova duhet të ketë përmirësim të gjendjes në drejtësi, që të lëvizet paralelisht.
Fitorja e Kurtit ishte bindëse dhe në këtë aspekt ai ka lënë të hapur për një qeverisje të mirë. LDK AAK dhe PDK jam i bindur që nuk do të pengojnë procesin pozitiv të shtetit. Kurti ka probleme të hapur me vetë idealizmin të programuar dhe realitetit të hidhur ekonomik përball një Serbie destrektive që pengon stabilitetin e Kosovës. Vështirësitë do ti ketë evidente, por nëse kanë energjinë do të gjejnë zgjidhje.
Vjosa Osmani ka marrë vota si deputete por jo si presidente. Osmani padyshim është një politikane përçarëse, por ajo do të duhej të ndryshonte ose të gjente si të bindte për karrierën e saj si president dhe jo si politikane.
Unë personalisht do ta votoja për presidente, për shkakun që ka qënë në listë për fitore bindëse, por më shumë ka interes për të qënë presidente dhe të lërë listën e saj pa udhëheqës.”, u shpreh Krasniqi.
(R.G/Faxweb.al)