Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili akuzhej për tjetërsimin e pronave pranë “Ranës së hedhun” në Shëngjin.
Pas hetimeve, gjykata ka dalë në konkluzionin se nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit Ndoka.
Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge.
Aty prokuroria konstatoi se edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë, nga e cila tashmë Ndoka lirohet plotësisht.
Përveç Ndokës në hetime janë përfshirë edhe familjarë të ish-deputetit, për të cilët Gjykata nuk ka dhënë ende asnjë vendim.
(E.K/Faxweb.al)