Ish-ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina, ësthë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, për shpifje ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë Arsimit Plarent Ndreca.
Për këtë, gjykata ka dënuar me 4 milionë lekë të vjetra, ish-ministren e PD-së, vlerë që ajo duhet të ia japë Ndrecës për dëmin moral.
Kujtojmë se Plarent Ndreca dhe Mirela Karabina në qershor të 2017 u përfshinë në një seri akuzash dhe padishë lidhur me emërimet dhe shkarkimet në Ministrinë e Arsimit në qeverisjen teknike, ndërkohë tani pas më shumë se një viti, Gjykata ka vlerësuar deklarimet publike të bëra nga ish ministrja në adresë të ish Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie janë të pavërteta dhe përbëjnë shpifje, për çka ajo është dënuar të dëmshpërblejë dëmin moral ndaj Ndrecës.
Mes akuzave, Karabina shprehej se Ndreca lëvizte me persona të armatosur në ambientet e Ministrisë, si dhe për përfshirje në dëm të Maturës Shtetërore.
(B.B/ Faxweb.al)