Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ia numëron një më një: Më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Pacino dhe Robert de Niro të marrë së bashku. Jepi këtij njeriu OSCAR!

Ish-kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai ka bërë një reagim epik në rrjetet sociale pas dekll;aratës së djeshme të kryeministrit Edin Rama, të ashtuquajtur prej vetë këtij të fundit se do të jetë i fundit për Covid-19.

Teksa ka radhitur të gjitha kategoritë dhe profesionet që sipas përvetëson kryeministri, Fejzullai thotë se praktikisht ka luajtur më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Pacino dhe Robert de Niro, të marrë së bashku, duke shtuar “kërkesën” për t’i dhënë çmimin OSCAR

Reagimi i plotë: Çun Tirone, basketbollist, punk, artist, nudist, marksist, fashist, i majtë, i djathtë, no global, piktor, ministër, ateist, musliman, katolik, ortodoks, kryebashkiak, mason, kryeministër, shofer, shef përmbytjeje, shef tërmeti, shef i shtabit të përgjithshëm, gjeneral, falës mëkatesh, bari’, hoxhë, prift, i ndritur, diplomat, ministër i jashtëm, qytetar, fshatar, hetues, prokuror, gjykatës, president i OSCE, arkeolog, etimiolog, historian, kritik arti, bejtexhi, batutaxhi, bamirograf (lexo: ata që bëjnë bamirësi, me 2 kameramanë dhe 4 fotografë me vete), shkrimtar, regjizor, skenograf, muzikant, arkitekt, designer, inxhinier, fadromist, ndërtues, doktor, epidemiolog, financier, polic i mirë, polic i keq, lider suprem, udhërrëfyes, baba i kombit, i dërguari i Zotit…

Praktikisht; ka luajtur më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Pacino dhe Robert de Niro, të marrë së bashku! Give that man an OSCAR!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *