Ish e dashura e Cristiano Ronaldos, Raffaella Fico, është rikthyer edhe një herë të flasë për lidhjen me portugezin.
Teksa po komentonte akuzat e tij për përdhunim ajo u shpreh se nuk beson se portugezi është i aftë për ta bërë një veprim të tillë.
E ftuar në programin “Histori Italiane”, Raffaella foli edhe për marrëdhënien që ka pasur me Cristianon.
Akuzat për përdhunim ndaj tij? “Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë. Me mua ka qenë perfekt, në shtrat nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm dhe shumë i sjellshëm…”.
Kujtojmë Kathryn Mayorga ka akuzuar Ronaldon se e ka përdhunuar në “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga CR7.