Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çështja e detit në Hagë/ Ish-deputeti i PS-së nuk përmbahet ndaj Ramës: Të mbrosh shtetin tënd përballë Greqisë do b***, nuk e mbron dot Kalorësi i betuar i Kishës Greke!

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja në një shkrim në mediat sociale, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e detit me Greqinë, pasi do ta çojë në Hagë.

Dedja deklaron se me këtë veprim kreu i qeverisë lau duart si Pons Pilati, ndërsa kujton faktin që Turqia dhe Greqia që kanë një konflikt edhe më të madh, po e zgjidhin mes tyre çështjen e detit.

Ai thotë se të mbrosh shtetin tënd përballë atyre që historikisht pretendojnë pa të drejtë territorin e tij do b…, ndërkohë pretendon se territori shqiptar nuk mund të mbrohet nga Rama.

“Rama në lidhje me çështjen e Detit me Greqinë lau duart si Pons Pilati. Ndërkohë Turqia dhe Greqia, po për të njejtën çështje, me rekomandimin e BE, do ulen sërish në bisedime, pra nuk do ti drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare. Të mbrosh shtetin tënd përballë atyre që historikisht pretendojnë pa të drejtë territorin e tij do b… por s’ke ç’pret nga ata që i kanë zëne për gryke me afera të pista. Territorin e shtetit shqiptar dhe interesat e kombit shqiptar nuk mund t’i mbrojë dot Edvin Kristaq Rama, Kalorësi i betuar i Kishës Greke! Herët ose vonë, historia i damkos tradhëtarët dhe ata që për interesa karriere politike shesin dhe kombin dhe shtetin!”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale.

(M.Q/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.