Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Po kurohej në Turqi, koronavirusi i merr jetën ish deputetit të Partisë Socialiste në moshën 59-vjeçare

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e koronavirusit.

Prej disa ditësh ndodhej në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtimin e nevojshëm, por nuk ia ka dalë ti mbijetojë sëmundjes.

Marko Bello ka qenë deputet në Kuvend që nga viti 2001-2013. Gjatë karrierës së tij politike Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ndërsa gjatë viteve 1997-2000, 59 vjeçari ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.