Së fundmi, Instagrami mori vendimin për të na sjellë një update të ri, ku ne do të njoftoheshim sa herë dikush bënte screenshot një fotoje apo videoje në llogarinë tonë.
Kjo, sigurisht nuk do të qe gjë e mirë për ata që preferojnë të bëjnë screenshot!
Ama, për Buzzfeed, kompania multimiliardere ka bërë me dije se nuk do të ketë një përditësim të tillë. Kompania tha në shkurt se po testonte këtë veçori dhe se disa përdorues do të merrnin një paralajmërim kur përpiqeshin të fotografonin diçka për herë të parë.
“Herën tjetër që ju merrni një pamje të ekranit ose regjistrimit të ekranit, personi që ka postuar historinë do të jetë në gjendje për ta parë atë.”
Snapchat, i njohur për këtë tipar, prej kohësh i tregon përdoruesit nëse përmbajtja e tyre është fotografuar, dhe dukej sikur Instagram do të vidhte këtë funksionalitet.