Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Infektimet me koronavirus në Gjermani, Merkel thërret në “ndihmë” matematikën

Kancelaria gjermane, në konferencën për shtyp, teksa ka folur mbi situatën pandemike që po kalon vendi ka shpjeguar arsyen se pse do ti lehtësojë shumë pak masat e izolimit, edhe pse numri i vdekjeve nga Covid-19.në Gjermani është mjaft i ulët në krahasim me vendet e tjera .

Sipas autoriteteve gjermane Janë 3.850 – të dhënat e 16 prillit 2020 – të vdekurit si pasojë e koronavirusit në territorin gjerman. Për ekspertët, diferenca është e gjitha në sistemin e gjurmimit të rasteve pozitivë nga ana e shëndetësisë gjermane, e cila që nga fillimi i pandemisë ka bërë më shumë tamponë se kushdo tjetër. Kjo ka bërë të mundur thyerjen e zinxhirit të infeksioneve të reja.

Më 9 prill, sipas Reuters, Gjermania kishte bërë 1.3 milionë tampone në krahasim me 807.000 të bërë në Itali që nga 21 shkurti i kaluar. Në Gjermani, disa dyqane do të hapen që nga java e ardhshme, ndërsa shkollat do të rihapen më 4 maj.

Angela Merkel, e diplomuar në fizikë dhe me një doktoraturë në kiminë kuantike, duke iu referuar numrave të lartpërmendur me koronavirus në vendin e saj ilustroi me një model matematikor sepse është e rëndësishme që kurba e infeksioneve të jetë sa më shumë e mundur e sheshtë në periudhën afatgjatë. Shpjegimi i saj është cilësuar si një nga më të qartët e bërë deri më sot.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *