Veprimi i presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markovic në Samitin e NATO-s që u mbajt gjatë vitit të kaluar, bëri shumë bujë në mediat ndërkombëtare.
Trump e kishte shtyrë kryeministrin malazez me forcë dhe i kishte dalë përpara. Në lidhje me këtë ngjarje dhe për atë se çfarë kishte ndodhur më vonë, ka treguar në librin e saj ,ish-asistentja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Neëman.
Omarosa Newman e cila ka folur në lidhje me shumë detaje nga jeta e presidentit në librin e saj, sa I takon këtij rasti thotë se ajo e kishte pyetur Trumpin se pse ka bërë një sjelle të tillë, pasi e kishte parë në televizor.
“E kam pyetur. U tregove pak agresiv, pse e bëre atë?”, shkruan Neëman në librin e saj.
“Oh, ai është i çmendur, ai është një ku*** e dështuar”, ka cituar t’i ketë thënë Trump.
https://www.youtube.com/watch?v=PY-8qp7FY_s
(B.H/Faxweb)