Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka ndezur garën e së dielës teks ka deklaruar këtë të enjte se Partia Socialiste blen vota sepse i frikësohet votës së qytetarëve.
Ky reagim vjen pasi PD-ja dhe LSI-ja e Maqellarës kapën ditën e sotme një makinë që sipas tyre kishte para dhe listë votuesish për të blerë vota.
Ditën e djeshme një rast i ngjashëm ndodhi dhe në Elbasan, ku PD kapi një makinë që sipas do të blinte vota dhe e ndaluan. Konflikti përfundoi me një të vrarë.
Po ashtu, vetë Këllicci denoncoi ditën e djeshme një rast tjetër blerje votash në Vaqarr, ku sipas PD-së një i afërm i kryetarit të komunës po shpërndante ushqime për të marrë vota ditën e diel.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Ata blejnë vota se i frikësohen humbjes!
I frikësohen votës suaj.
Janë të frikësuar sepse më 25 prill vendosni ju për Shqipërinë, jo ata.
Tregoni veten. Tregoni kush vendos!
(E.H/Faxweb.al)