Gazetari Dalip Greca nga SHBA-ja përmes lidhjes skype për Fax News, foli për inagurimin e Joe Biden.
Sipas tij Biden vjen nga një përvojë e gjatë në politikë dhe ai i ka të gjitha mundësitë dhe shancet për të qenë një president i suksesshëm.
Sipas tij Evropa e ka mik të vjetër dhe gjithmonë ka qenë një partneri i besuesshëm.
“Presidenti Joe Biden përbën një përvojë të gjatë në diplomaci, në politikë dhe ai përvojën e ka vetë. Kshuqë ekipi i tij mendoj se do të jetë fytyra e asaj që ka ai ka pretenduar edhe gjatë fushatës zgjedhore.
Ai i ka të gjitha mundësitë që të mos i zhgënjejë jo vetëm demokratët e kampit të vetë, po të mos i zhgënjejë edhe evropianët që po e presin me shumë entuziasëm ardhjen e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe po e interpretojnë atë si një shancë që Evropa e ka mikun e vjetër.
Joe Biden ka qenë gjithmonë një partner i besueshëm i Evropës edhe 8 vitet e tij si zv.president e treguan ktë.
Por mendoj që do të jetë ekipi i ri i Joe Biden është premtues. I ka të gjitha shancet që ai të jetën një president i suksesshëm në kuptimin e kthimit të imazhit të prishur të Amerkës si një fuqi globale që udhëheq jo vetëm në potencën e saj të trashëguar historike dhe ekonomike”-u shpreh gazetari Greca.