Shèmbja e Teatrit Kombëtar mbetet një prej çështjeve më të diskutuara të kohëve të fundit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është akùzuar nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa se po përdor kompaninë e punonjësit të tij, administratorit të Njësisë Zall-Herr Arben Maloku për të pastruar krímin tek shèmbja e Teatrit.
Shkrimi i plotë i Zhupës: “Kompania Arb& Trans 2010 të cilën e dènoncova ditën e djeshme me prova që me mjetet e saj po kryen pastrimin e shèmbjes së Teatrit Kombëtar aktualisht është në pronësi të Fatmir Firi. Vetë Fatmir Firi është një nga biznesmenët të cilët ranë në pránga për 30 mln euro evazion fiskal, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, në muajin shtator të vitit 2019.
Kjo kompani deri në prill 2018 është zotëruar 100% në pronësi të Arben Malokut, njeriu i emëruar nga Veliaj në krye te njësisë administrative Zall-Herr. Maloku shiti aksionet familjarit të tij, njeriut më të afërt, Fatmir Firi, pasi ligji e ndalon që në cilësinë e zyrtarit si administrator i Njësisë Zall-Herr të ketë në zotërim aksionet e kompanisë dhe të merrte tendera publik nga Veliaj.
Lidhjet e qarta nepotike, klienteliste, tregojnë mënyrën se si funksionon me një telefon, pa ligj dhe rregulla Bashkia Tiranë dhe kryetari i emëruar Veliaj. Ndërkohë që Keshilli Bashkiak i Tiranës me vendimin fantazëm vendosi që shembjen e Teatrit Kombëtar do e kryente Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit pranë Bashkisë Tiranë, aty ndodhen klientët e zakonshëm të lidhur me pushtetin personal të Veliajt!
Bashkia e Tiranës sot është një institucion që s`ka asnjë lidhje me zbatimin e ligjit, por vetëm zbaton porositë e Veliajt me lidhjet e tij klientileste!”(A.M/Faxweb.al)