Kryeministri Edi Rama ka folur nga Elbasani për platformën “Deputeti që duam” duke thumbuar sërish Lulzim Bashën, Ilir Metën, Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin. “Duhet të imagjinoj ca do të thotë që të votosh për të marrë Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilir Metën”, thotë Rama ndërsa vijon duke shtuar se vota për PD është që ti japë jetë LSI që ti pijë gjakun shtetit.
Rama: Tani jemi futur dhe po e rrisim shpejtësinë në majën e kthesës, apo të bëjmë një kthim pas. Imagjinoni që Shqipëria të mbetet në dorën të Lulzim Bashës, Kryemadhit, Metës e Berishës, pasi ata janë bashkë. Kjo duhet të shërbejë qartësisht si një arsye për ta menduar mirë zgjedhjen e tyre.
Ata që kanë një mijë arsye që të jenë të pakënaqur dhe mos të duan që ta votojnë PS. Si diskutoj sot ato arsye. Kanë një mijë e një arsye që të jenë verbërisht me PS. Duhet të imagjinoj ca do të thotë që të votosh për të marrë Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilir Metën. Të votosh për t’i dhënë pushtet PD dhe t’i rijapësh jetë për të vazhduar ose rifilluar t’i pijë gjakun shtetit LSI. Kjo është si 1+1=2 se 7 herë 7 nuk bëjnë 42.
Nga ana tjetër, për ne është e qartë sic është për të gjithë ata që kanë jetuar në Elbasan kur plehrat ishin pjesë e peisazhit të qytetit, pjesë e mushkërive të njerëzve dhe vazhdojnë të jetojnë sot kur ajri i Elbasanit është pastruar nga vendi me plehra në mes të qytetit dhe tani ka një park të gjelbëruar.
Elbasani është vendi që ka sigurinë më të lartë mjedisore në grumbullimin, përpunimin dhe kthimin e mbetjeve në energji. Ky është fiks midis atyre të katërtve, PD dhe LSI e Lëvizja Demokratike e si vazhdon…
Ky është ndryshimi që ndodh kur PS ka celësat, shtëpia pastrohet, ajroset dhe punon. Falë punës e rrit hap pas hapi shpresën dhe e forcon hap pas hapi perspektivën e të nesërmes.
Fëmijët që lindin dhe rriten në atë shtëpi nesër do jetojnë shumë më mirë. Po kaq e sigurt që fëmijët dhe ata që janë së bashku në shtëpinë ku çelësat i ka PD me LSI nuk kanë të ardhme. Është pak por e sigurt. Shtëpia e tyre një shtëpi ku çfarë mblidhet o hidhet në xhepat e disa anëtarëve në kurriz të të tjerëve, o për bixhoz o për të konsumuar sot atë që duhet për fëmijët nesër. Në të gjitha aspektet e jetës. Shikoni arsimin, nuk ka të krahasuar shtëpia e arsimit me atë që ishte dje. (A.M/Faxweb.al)