Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ilustrim me 2 video- Sa bukur mashtron Lali Eri

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Studio e Hapur’ nga Eni Vasili.

Veliaj foli për ndërtimet në Tiranë, prishjen e lulishtes tek ish-parku i autobusave, dhe ndërtimin e kullave të larta në disa zona të kryeqytetit.

Veliaj u shmang disa herë pyetjeve lidhur me filozofinë e ndërtimit të pallateve të reja, kullave në zona të mbipopulluara, duke argumentuar me faktin se Tirana po rritet ndërsa ndërtimin e kullave e justifikoi kur tha se vezullimi i kullave tregon mirëqënie dhe ekonomi.

Hashtag.al ju sjell kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj në një replikë me gazetarin Andi Bushati në Opinion në 15 qershor 2015.

Veliaj në atë kohë kandidat, fliste për ndalimin e ndërtimeve me anë të moratoriumit, banesat e pashitura në Tiranë, dhe se në rast se do kishte nevojë për ndërtime të reja, ai në krye të bashkisë do i drejtonte ndërtimet larg Tiranës dhe në fshatra.

EPISODI 1. Veliaj në Opinion 2 vite më parë:

Veliaj: S’kam ndërmend të hyj në histori si njeri që dha pallate…

Me fakte po biem dakord që je pro iniciativës sonë për të bllokuar pallatet e reja

Bushati: Këtyre njerëzve që na shohin ç’u ka ndodhur

Veliaj: I kam marrë unë përsipër të gjitha presionet, s’më rezulton se kam çeduar.

Bushati: Ku është garancia? Nuk mund të shkojë dhe mbështetja e modelit 11-vjeçar të Ramës dhe meraku për parkun.

Veliaj: E di ku është garancia, meqë do një garanci? Tirana ka sot 8 mijë apartamente të pashitura, kjo do të thotë që për sa kohë këtu ka apartamente që rrinë bosh nuk ka sens të japim leje ndërtimi.

Së dyti, Tirana është shumë e madhe, ka shumë njerëz që me pak inkurajim mund të shkojnë dhe të jetojnë në fshat. Sepse kjo tafmaja, që ne do bëjmë mu tek pallati dhe pallat tjetër….

Bushati: Ç’kuptojmë me moratorium, sa do zgjasi, çfarë kufizimesh do ketë?

Veliaj: Me moratorium kuptojmë ndalimin e ndërtimit në Tiranë, përderisa nuk kemi sot një krizë dhe nevojë apartamentesh. Gjykoj që gjatë këtij mandati nëse nuk ndodh një rimëkëmbje e tregut, për sa kohë kemi 8 mijë apartamente të pashitura, nuk më rezulton se ka nevojë për më shumë pallate.

Është bërë një propozim që në mandatin e parë ne të respektojmë këtë moratorium, përsa kohë që nuk ka qeveria. Nëse ka shitje apartamentesh do inkurajojmë ndërtimet sa më larg Tiranës.

Bushati: Pra ju po thoni se nuk do ketë më ndërtues që do ketë një leje me firmën tuaj poshtë? Si kryetar bashkie ju nuk firmosni leje?

Veliaj: Po, po, po, sepse dua të mbahem mend si njeriu që ndërtoi më shumë parqe se pallate. Tregu na ka dhënë shenjë se nuk ka nevojë për pallate.

EPISODI 2. Veliaj tek Studio e Hapur:

Mbrëmë Veliaj rrëzoi poshtë atë që kishte deklaruar vetë kur ishte kandidat.

Veliaj tha se kullat i nevojiten Tiranës sepse punësohen të rinj, nuk e përmendi më moratoriumin, ndërtimet e pallateve i argumentoi me faktin se janë taksa me të cilat mbahet bashkia, dhe se Tirana nuk do ngelet Katund.

Veliaj: Jemi sot në një situatë e dashur, ku Tirana rritet, herën e fundit dola gënjeshtar nga shifrat e INSTAT-it. Tirana pa tjetër që do zhvillohet, me këtë taksë bashkia mbahet. Nëse në fund të ndërtimit nuk do jenë 12 mijë metra katrorë hapsirë e gjelbërt unë nuk do jem më kryetar i kësaj bashkie.

Vasili: Ky debat nuk lind aty për aty. Ajo që dua të them është se bëhet fjalë për ndërtimin e disa ndërtesave shumëkatëshe. Ndërtimi i një kulle 111 metra mbrapa Hotel Tiranës, një tjetër kullë 133 metra katore parashikohet të ndërtohet buzë Lanës, disa kulla të tilla. A nuk bie kjo ndesh me filozofinë tuaj fillestare?

Veliaj: Eni, të sqarojmë disa gjëra që duhet t’i dinë gjithë qytetarët. IINSTAT sapo publikoi të dhënat e fundit për rritjen ekonomike, e cila ka arritur 3.94% për herë të parë.

E di nga vjen kjo rritje? Çereku i kësaj rritjeje vjen nga ndërtimet në qytetin e Tiranës. E ke vënë re që ka më shumë pak njerëz buzë urës?

Vetëm kjo industri në Tiranë ka punësuar 10 mijë vetë. Punojnë fabrikat e çimentos, fabrikat e çelikut. Pra si çdo qytet i madh si Londra, New York, është e bazuar tek ndërtimi.

Nëse ju keni një plan alla Marine Le Pen, që unë të vë doganë në Tiranë, ta bllokoj nga emigrantët nga refugjatët, kush vjen nga rrethet, kush s’flet aksentin tonë, kush nuk ka parfum si ne, kujt si vjen era sqetulla si ne, etj.

Të bëhem racist e ti privoj njerëzit nga rritja, atëherë dy mundësi janë. O ti lemë njerëzit të jetojnë nëpër qytete kartoni…

Vasili: Tirana do jetë një qytet i kullave? Ok, jeni tërhequr nga premtimi juaj fillestar

Veliaj: Epo dhe Katund i Madh nuk do jetë. Kur ti zbret nga avioni dhe shikon vezullimin e kullës ti kupton se ka ekonomi, se ka mirëqënie. Qytet qerpiçi nuk do jetë e dashur, për sa kohë do vazhdojë me këtë rritje… Ne do bëjmë turizëm, dhe më përmende dy hotelet, por ne kemi nevojë për 3 mijë shtretër në Tiranë, nuk ka më vend në Tiranë.

Vasili: Këto kulla po ndërtohen në zona të mbipopulluara, pse nuk i ndërtoni tek Bulevardi i RI?

Veliaj: Tani më fal, nuk duam ndërtesa nuk duam hotel, nuk duam turistë, patjetër mo, kthimi në mesjetë do ishte shumë kollaj./Hashtag.al

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *