Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të larta mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Zonë e Lirë, ku ka fajësuar qeverinë për pengimin integrimit të vendit drejt BE-së.
I pyetur nga gazetari Arian Çani se cili është qëllimi i tij i vërtetë dhe a është që të marrë një ditë drejtimin e PS-së, presidenti ka deklaruar se qëllimi i tij është të çojë Shqipërinë në BE.
“Pse nuk i tregoni shqiptarëve të vërtetën, që një ditë ti do të bëhesh kryeministri i Shqipërisë? Është e pamundur që një lider politik si ju të më thoni se ‘shiko unë kaq e kisha, ëndrra ime ishte Europa dhe kaq’. Je njeri ambicioz në politikë, cila është e ardhmja juaj?”, e pyeti Arian Çani Presidentin.
“PS-së aty e kisha. Unë dua të çoj Shqipërinë në Europë. T’ua kthej Shqipërinë shqiptarëve përmes instalimit të referendumit që Kushtetuta në Shqipëri të mos vihet në diskutim. Secili duhet të kuptojë që duhet të rrimë përditë zgjuar. Kjo është ambicia ime, t’ia jap fuqinë popullit shqiptar. Do votoj populli për të shembur regjimin e oligarkëve. Populli do ia japë atyre që duan të na çojnë në Europë vendin dhe duan të shembin regjimin e oligarkëve, që kanë 20 vite që bëjnë pallë në Shqipëri, për të shembur PPP.”, tha Meta.
Më herët Presidenti Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama është i marrë peng prej 20 vitesh. Sipas tij, akti i djeshëm ishte një përpjekje për të nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga shinat e integrimit.
“Ai është peng. Ky është peng. Është pjesë e një projekti prej 20 vitesh. Është një projekt që lidhet me kombin shqiptar, i cili u faktorizua pas luftës së Kosovës. Ku jemi tani? Akti i djeshëm ishte një përpjekje për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga çdo perspektivë evropiane që ekziston. Michel flet edhe me Kimin e Koresë së Veriut. Negociatat Mali i Zi i ka nisur që në 2012. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur 30 e ca kapituj. Mos ke marrë porosi që prishja kur do t’i sqarojë gjërat siç duhet. Më thuaj të iki në një televizion tjetër”, tha Meta.
(M.Q/Faxweb.al)