Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratës tronditëse të kreut të PD, Lulzim Basha se qeveria po fsheh shifrat e viktimave nga Covidi dhe i bëri thirrje Ramës që të bëjë lëvizjen e tij. Sipas Metës, kryeministrit i takon që të kërkojë hetim nga Prokuroria nëse dëshiron që të largojë përgjegjësinë nga vetja për këtë cështje.
Në një intervistë për Abc News, Meta u shpreh:
“Mendoj se Prokuroria i detyrohet popullit shqiptarë për të hetuar dhe verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga Basha, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje Prokurorisë për të hetuar në mënyrë që të mos mbante asnjë përgjegjësi.
Transparenca duhet të kërkohet nga qeveria për të patur mbështetje efektive nga të gjithë.
Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit shqiptar, pasi duhet të hetojë edhe për abuzime të thjeshta dhe jo më për çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve shqiptarë. Kjo do të ndihmonte për një bashkëpunim më të përgjegjshëm”.