Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Më dërgojnë SMS dhe më thonë se ti duhet të jesh lideri opozitës?!”, Meta i jep përgjigjen e papritur Çanit

Gazetari Arian Çani mbrëmjen e sotme ka ftuar presidentin Ilir Meta, i cili shumë i revoltuar ka ngritur zërin kundër kreut të qeverisë Edi Ramës.

Çani ka ndërhyrë duke lexuar sms-të që i çojnë ndjekësit, teksa i kanë pohuar se “ky duhet të jtë lideri i opozitës”, ndërkohë që Meta është përgjigjur duke u shprehur se ai është lider i shqiptarëve.

Çani: Më thonë në SMS se ky duhet të jetë lideri i opozitës?!

Meta: Unë jam lideri i Shqipërisë sot. Nuk më interesojnë partitë! Mua më ra për pjesë, unë jam lideri i Shqipërisë.

Nga ana tjetër Meta e ka cilësuar votimin e Kodit Zgjedhor dje në Kuvend si një përpjekje për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga çdo përpjekje europiane që ekziston

“Akti i djeshëm ishte një përpjekje për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga çdo përpjekje europiane që ekziston. Pse duhet të ecin këta kaq përpara dhe ne të spostohemi kaq shumë? Unë kam bërë me zotërinë marrëveshje para zgjedhjeve për Shqipërinë Europiane, kushti i vetëm që i kam dhënë unë atij ka qenë për këtë, që do votonte tre ligjet tani për të zhbllokuar integrimin europian të Shqipërisë. Nuk kam asnjë përgjegjësi për vendimet që janë marrë, tani i kam shumë të qartë.  Do t’i nxjerr edhe analistët që u paguan”, tha Meta.

“Pse më dukeni më të shqetësuar ju se liderët e opozitës për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit?”, e pyeti Ervis Iljazaj Metën. “Unë kam shqetësim që qytetarët të shkojnë të votojnë në mënyrë të lirë dhe të barabartë. I kam thënë opozitës ju do firmosni marrëveshjen e 5 qershorit… Unë zgjedhjet si në Danimarkë nuk i pres”, u përgjigj Meta.

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *